Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kanë bashkëbiseduar para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi kishte paraparë që seanca plenare të fillonte në orën 16:00, pas vrasjes së fundit në Vitomiricë të Pejës.
Në këtë seancë pritej të diskutohej për rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësinë institucionale, parandalimin e dhunës në baza gjinore dhe mbrojtjen e jetës së grave.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
