Në Sheshin e Qytetit në Pejë u mbajt një aktivitet për ndezjen e qirinjve në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën në një ngjarje tragjike të dielën në Vitomiricë.
Ky aktivitet ishte organizuar nga organizata “Syri i Vizionit” në bashkëpunim me shumë organizata të tjera të shoqërisë civile, si një shenjë dhimbjeje dhe solidariteti me Arlindën dhe familjen e saj.
Nëpërmjet këtij organizimi, u kërkua drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe siguri dhe mbrojtje për çdo grua. “Asnjë grua më pak!
Drejtësi për Arlindën!
Siguri dhe mbrojtje për çdo grua!”, ishin fjalët e fuqishme të organizatorëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
