BallinaPolitikPresidentja Justina Shiroka-Pula Uron Shqiptarët e Luginës për Fitore në Kuvendin e...

Presidentja Justina Shiroka-Pula Uron Shqiptarët e Luginës për Fitore në Kuvendin e Serbisë

- Advertisement -

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për arritjen e dy mandateve në Kuvendin e Serbisë.

Ajo e vlerëson bashkimin politik, besimin e qytetarëve dhe përkushtimin e përbashkët si faktorë kyç që kontribuan në këtë sukses.

Në urimin e saj, presidentja e përgëzoi deputetët Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, duke theksuar se kjo fitore është një arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ajo shprehu shpresën që ky rezultat do të shënojë fillimin e një përfaqësimi më të fuqishëm politik, që do të sigurojë mbrojtje më efektive të të drejtave të shqiptarëve, zhvillim ekonomik dhe respektim të plotë të dinjitetit kombëtar. “Urime të sinqerta deputetëve: Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti.

Kjo fitore është e juaja dhe e gjithë shqiptarëve.

Qoftë ky rezultat fillimi i një përfaqësimi më të fuqishëm, i mbrojtjes më efektive të të drejtave, i zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të plotë të dinjitetit kombëtar.

Vazhdoni me të njëjtin unitet edhe në mandatin që keni fituar, sepse forca e vërtetë qëndron te bashkimi”, thuhet në mesazhin e presidentes.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments