BallinaPolitikKritika e Besnik Tahirit ndaj vonesave në amendamentimin e Ligjit për Dhomat...

Kritika e Besnik Tahirit ndaj vonesave në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka shprehur kritika ndaj vonesave në përcaktimin e procedurave për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai ka vlerësuar se zvarritja e këtij procesi nuk kontribuon në kauzën kombëtare.

Tahiri ka bërë të ditur se Aleanca ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion dhe Zyra Ligjore që të saktësojnë procedurën për miratimin dhe amendamentimin e ligjit, por sipas tij, deri tani nuk ka pasur hapa konkretë. “Aleanca ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion, nga Zyra ligjore, të përcakton procedurën e saktë se si do të ndodhë miratimi, respektivisht amandamentimi i këtij ligji.

Kjo deri tani nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Tahiri.

Ai theksoi se vonesat në këtë proces nuk janë në funksion të interesit kombëtar dhe të shtetit të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. “Kjo zgjatje nuk është në funksion të kauzës tonë kombëtare, të shtetit të Kosovës, që duhet të jetë mbrojtje të atyre 4 burrave të cilët po ashtu ia dhanë Kosovës një dhimbje të madhe me 16 shtator”, është shprehur ai.

Sipas Tahirit, institucionet duhet të ndërmarrin veprime konkrete, pasi koha po kalon pa u shënuar përparim në këtë drejtim.

Ai theksoi gjithashtu se Komisioni Shtetëror ende nuk është mbledhur. “Koha po kalon, veprimi i shtetit nuk po ndodh ende, nuk është takuar Komisioni Shtetëror, ende nuk ka veprime konkrete të cilat duhet të merren”, ka thënë Tahiri.

Në fund, ai ritheksuar se Aleanca do të vazhdojë ta përcjellë këtë çështje, duke nënvizuar se partia e tij e mbështet amendamentimin e ligjit pa kushte dhe pa kërkesa shtesë. “Aleanca këto çështje do t’i përcjellë për shkak se ka qenë në mbështetje të këtij ligji, pa asnjë kusht.

Pa asnjë kërkesë me bindjen tonë që duhet t’ju japim krah atyre burrave atje”, ka përfunduar ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments