Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e udhëhequr nga Ivica Daçiq, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, ka arritur vetëm 2,3 për qind të votave, duke mbetur nën pragun zgjedhor prej 3 për qind.
Mediat në Serbi raportojnë se, nëse ky rezultat konfirmohet, socialistët për herë të parë që nga viti 1990, kur u vendos sistemi shumëpartiak, nuk do të kenë deputetë në Kuvendin e Serbisë.
Sipas raportimeve, mbështetja për partinë e Daçiqit ka pësuar një rënie me 4,25 pikë përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023 dhe me 9,14 pikë përqindjeje në krahasim me ato të vitit 2022.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, SPS-ja kishte fituar 6,55 për qind të votave dhe 18 mandate, ndërsa në vitin 2022 kishte marrë 11,44 për qind të votave dhe 31 mandate.
Rezultati prej 2,3 për qind, nëse konfirmohet, do të ishte rezultati më i dobët i kësaj partie në zgjedhjet parlamentare.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 25 tetor në Serbi, sipas projeksioneve të para, Lista Studentore ka marrë 52 për qind të votave dhe 138 mandate, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” ka arritur 39,3 për qind të votave, përkatësisht 104 mandate.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
