BallinaSportHansi Flick: Barcelona Duhet të Mësojë nga Humbja ndaj Real Madridit

Hansi Flick: Barcelona Duhet të Mësojë nga Humbja ndaj Real Madridit

- Advertisement -

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka shprehur pakënaqësinë e tij pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit në El Clásico, rezultat që i dha fund serisë prej nëntë fitoreve radhazi të katalunasve në La Liga.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, gjermani pranoi se Barcelona nuk ishte në nivelin e zakonshëm fizik dhe energjetik, megjithëse vlerësoi paraqitjen e skuadrës në pjesën e dytë. “Jo, nuk jam i kënaqur me paraqitjen.

Sot u vu re se nuk e kishim gjallërinë e plotë dhe nuk ishim 100 për qind të gatshëm fizikisht.

Zakonisht jemi më aktivë dhe më energjikë sesa që u shfaqëm sot.

Mendoj se mund të kishim krijuar më shumë raste, por paraqitja jonë në pjesën e dytë ishte e mirë”, deklaroi Flick.

Ai theksoi se skuadra e tij arriti të rikthehej në lojë pas rasteve të Real Madridit për ta shënuar golin e dytë.

Sipas tij, barazimi 1-1 i dha Barcelonës besim se mund ta përmbyste rezultatin. “Real Madridi pati dy raste për ta shënuar golin e dytë, por më pas arritëm të riktheheshim në ndeshje dhe ta kontrollonim rrjedhën e saj.

E shënuam golin e barazimit, 1-1, i cili ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne”, tha ai.

Flick gjithashtu zbuloi se në atë moment kishte ndier se ndeshja po shkonte në favor të Barcelonës, por gabimi në ndërtimin e aksioneve nën presionin e kundërshtarit i kushtoi skuadrës së tij. “Në atë moment ndjeva se ndeshja po shkonte në favorin tonë dhe se ne kishim epërsinë në lojë.

Por, në fund, e përsëritëm të njëjtin gabim.

Teksa po përpiqeshim ta ndërtonim lojën nën presionin e kundërshtarit, Real Madridi arriti të na e merrte topin dhe të niste menjëherë një kundërsulm, nga i cili shënoi golin”, theksoi trajneri gjerman.

Megjithatë, Flick pranoi se Barcelona duhet ta pranojë rezultatin dhe të mësojë nga gabimet e bëra, duke kujtuar se humbjet janë pjesë e futbollit. “Duhet ta pranojmë atë që ndodhi.

Sigurisht, ky nuk është rezultati ideal për ne, por duhet të përballemi me këtë situatë, sepse edhe humbjet janë pjesë e futbollit”, përfundoi Flick.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments