Jose Mourinho e ka kthyer sërish El Clasicon në teatrin e tij personal.
Trajneri portugez i Real Madridit shpërtheu në festë kur Kylian Mbappe shënoi në minutën e 87-të, duke vulosur fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në Spotify Camp Nou.
Momenti më i spikatur erdhi pranë bankinave, ku Mourinho u ul në gjunjë, shtrëngoi grushtat dhe nxori gjuhën, duke festuar në mënyrë demonstrative pas golit vendimtar.
Kjo skenë mori vëmendjen e kamerave, në paraqitjen e tij të parë në këtë stadium që nga rikthimi në përballjet me Barcelonën.
Edhe më epik ishte momenti kur pas festës, Mourinho u ndal dhe vetëm e shikonte tërë stolin e katalunasve, ku disa prej tyre edhe nisën të qeshnin me reagimin e “Special One”.
Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që trajneri portugez shkaktonte polemika në Camp Nou.
Në prill të vitit 2010, kur drejtonte Interin, ai festoi kualifikimin e skuadrës italiane në finalen e Ligës së Kampionëve pikërisht në këtë stadium.
Festa e tij u ndërpre nga aktivizimi i ujitësve të fushës.
