BallinaPolitikAvokatja Adelina Hoxha Ngre Shqetësime Rreth Deklaratave të Policisë në Rastin e...

Avokatja Adelina Hoxha Ngre Shqetësime Rreth Deklaratave të Policisë në Rastin e Arlinda Zekaj

- Advertisement -

Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka shprehur shqetësime lidhur me deklaratat e Policisë, duke kërkuar që institucionet të mos nxitojnë në arsyetimin e zyrtarëve të tyre pa shqyrtuar të gjitha rrethanat e rastit.

Përmes një reagimi publik, Hoxha ka theksuar se rasti duhet të trajtohet me kujdes dhe se deklaratat e viktimës, të dhëna në Polici pak para se të vritej, duhet të shqyrtohen nga organet kompetente. “Nuk e di a duhet Policia me pas kujdes kur jep prononcime, a me i arsyetu patjejetër zyrtarët e vet!!!!

Nuk ka qenë vullneti i viktimës!!!”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka bërë të ditur se të gjitha materialet përkatëse do t’i dorëzohen Kryeprokurorisë së Shtetit, duke vënë theks të veçantë te deklarata e viktimës, e dhënë në polici rreth gjysmë ore para se të vritej. “Së paku kontrollone deklaratën e viktimës në polici gjysë ore para se mu vra… e shumë tjera”, ka shkruar avokatja.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments