- Advertisement -
Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur thellësitë e Oqeanit Paqësor, afër ishujve Ogasawara të Japonisë, rreth 1.000 kilometra në jug të Tokios.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, ky lëkundje ka ndodhur në një thellësi prej rreth 470 kilometrash.
Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, dhe gjithashtu nuk ka asnjë rrezik për cunami.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në pjesë të gjera të Japonisë lindore dhe verilindore.
- Advertisement -
