Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Në Ditën Evropiane të Drejtësisë, Gërvalla ka riafirmuar rëndësinë e shtetit ligjor dhe zbatimin e ligjit pa dallim. “Drejtësia nuk është privilegj i disave, por e drejtë e secilit dhe themel i shtetit ligjor, ku ligji zbatohet pa dallim dhe askush, bash askush, nuk qëndron mbi të”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo gjithashtu theksoi se nuk duhet të ketë kompromis me padrejtësinë dhe as tolerancë ndaj abuzimit me pushtetin. “Drejtësi. Çdo ditë.
Për të gjithë.
Drejtësi mbi çdo pushtet, mbi çdo interes, pa asnjë dallim e përjashtim”, ka përfunduar Gërvalla.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
