Kampionia e Kosovës, Drita, ka arritur një fitore të sigurt në ndeshjen ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës. “Intelektualët” e Dritës ishin të dominueshëm nga fillimi, duke e siguruar fitoren me rezultatin 0-3.
Blerim Krasniqi shënoi një gol të mrekullueshëm pas asistimit të kapitenit Besnik Krasniqi, duke e kaluar Dritën në epërsi.
Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi të kërkojë më shumë, duke dyfishuar avantazhin falë Liridon Balajt, i cili u asistua nga Jashari në minutën e 63-të.
Fitoren e vulosi Kemehlo Nguena me një supergol, ku me një goditje të fuqishme e la portierin plotësisht të shtangur në minutën e 85-të.
