BallinaSportLeonardo Bonucci: Ëndrra për të qenë trajner i Juventusit ose i Kombëtares...

Leonardo Bonucci: Ëndrra për të qenë trajner i Juventusit ose i Kombëtares së Italisë

- Advertisement -

Legjenda e Juventusit, Leonardo Bonucci, ka zbuluar se ëndrra e tij është të bëhet trajner kryesor i Juventusit ose i Kombëtares së Italisë.

Ish-qendërmbrojtësi ka zhvilluar 502 paraqitje me fanellën e Juventusit në dy periudha të ndryshme, të ndara nga një sezon i kaluar te rivali i madh, Milani.

Gjatë karrierës me bardhezinjtë, Bonucci fitoi tetë tituj të Serie A dhe katër Kupa të Italisë, ndërsa arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve, por në të dyja rastet pësoi humbje.

Aktualisht, 39-vjeçari është pjesë e stafit të Roberto Mancinit te Kombëtarja e Italisë, por nuk e ka fshehur ambicien për të marrë drejtimin e një skuadre si trajner kryesor. “Është një projekt që nisi gati dhjetë vjet më parë.

Kur isha 30-vjeçar, e kisha një ide se kur do të përfundonte karriera ime si futbollist dhe sa kohë do të më duhej për t’i marrë licencat e trajnerit”. “Tani jam 39 vjeç dhe i kisha premtuar vetes se do të bëhesha trajner kryesor në moshën 40-vjeçare.

Vitin e ardhshëm do ta përfundoj kualifikimin e fundit që më nevojitet për të drejtuar skuadra në çdo nivel”.

Megjithatë, ish-mbrojtësi pranoi se angazhimi aktual me Kombëtaren e Italisë mund ta shtyjë për pak kohë realizimin e këtij synimi. “Tani jam në këtë rrugëtim me Kombëtaren, që është i këndshëm, emocionues dhe stresues.

Ndoshta do ta shtyj për disa vjet, por synimi është të provoj të bëhem trajner kryesor, sepse arritja e këtij qëllimi nuk është aspak e garantuar”.

Bonucci e bëri të qartë se Juventusi është zgjedhja e tij e preferuar për një aventurë të ardhshme si trajner, megjithatë drejtimi i Kombëtares mbetet gjithashtu një ëndërr. “Juventusi është mbi të gjitha.

Por besoj se ana profesionale të shtyn të pranosh sfida edhe kur ato bien ndesh me preferencat e tua personale.

Dëshira për t’u bërë trajner të shtyn edhe më shumë.

Megjithatë, ëndrra është Juventusi ose Kombëtarja”, përfundoi ai.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments