Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, Tërnoc.
Pas votimit, Kamberi shprehu falënderimet e tij për qytetarët që janë angazhuar nga Kosova për të kontribuar në procesin zgjedhor. “Falënderoj edhe qytetarët që erdhën nga Kosova për ta ndihmuar këtë proces, i cili duhet të jetë demokratik”, tha ai.
Kamberi i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
Ai iu drejtua jo vetëm banorëve të Tërnocit, por edhe qytetarëve të gjithë rajonit, duke përfshirë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
