BallinaShowbizHalle Berry Vazhdon Betejën Ligjore për Kujdestarinë e Djalit të Saj

Halle Berry Vazhdon Betejën Ligjore për Kujdestarinë e Djalit të Saj

- Advertisement -

Halle Berry u pa duke dalë nga gjykata në Los Angeles, e kapur për dore me të fejuarin e saj, Van Hunt, ndërsa ajo vazhdon betejën ligjore për kujdestarinë e djalit të saj 13-vjeçar, Maceo, me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.

Aktorja 60-vjeçare kishte veshur një bluzë me motive, pantallona të zeza dhe një pallto elegante në të njëjtën ngjyrë.

Ajo e kompletoi pamjen me këpucë të zeza, çantë dhe syze dielli, ndërsa flokët i kishte stiluar në onde natyrale. Çështja gjyqësore lidhet me akuzat e Martinezit se Berry ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tyre gjatë një incidenti më 26 shtator.

Sipas pretendimeve të tij, aktorja e ka kapur djalin në mënyrë të dhunshme.

Berry i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa në fillim të këtij muaji, Martinez mori një urdhër të përkohshëm kufizues kundër saj.

Në një deklaratë të paraqitur në gjykatë, vajza e aktores, Nahla Aubry, 18 vjeçe, mbrojti të ëmën, duke deklaruar se nuk e kishte parë kurrë atë të ushtronte dhunë fizike ndaj Maceos.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments