BallinaPolitikKryeministri Rama Dënon Dhunën dhe Angazhohet për Trajtimin e Të Rinjve në...

Kryeministri Rama Dënon Dhunën dhe Angazhohet për Trajtimin e Të Rinjve në Itali

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lëndimit të një 28-vjeçari gjatë protestës që u mbajt të shtunën në Tiranë.

Ai e ka dënuar dhunën dhe ka akuzuar organizatorët për nxitje të protestuesve.

Rama ka theksuar se është angazhuar personalisht që i riu i lënduar të marrë trajtim mjekësor në spitalin më të mirë të Italisë.

Ai theksoi se lëndimi i këtij të riu duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, veçanërisht për ata që nxisin dhunën. “Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!

Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!”, është shprehur Rama në Facebook.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments