Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh të rëndësishëm për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen sot në Serbi.
Lista e bashkuar e shqiptarëve do të garojë me qëllimin për të siguruar tri mandate në Kuvend.
Hoxha ka theksuar nevojën për ushtrimin e të drejtës demokratike dhe përfaqësimin e shqiptarëve.
Në një postim të tij, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Sipas tij, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje ndikon në forcimin e zërit të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe përfaqësimin politik. “Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike, por edhe një mundësi e rëndësishme për të bërë që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton.
Sot është dita për ta bërë këtë, duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke ushtruar lirisht të drejtën tuaj demokratike. Çdo votë ka rëndësi.
Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në #LuginënEPreshevës.
Dilni dhe votoni.”, ka shkruar Hoxha.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
