Politik

KRM ‘Ambienti’ Në Pejë Gjobitet 3,000 Euro për Shkelje në Menaxhimin e Mbeturinave

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur një gjobë prej 3,000 eurosh ndaj ndërmarrjes KRM ‘Ambienti’ në Pejë, për parregullsi të konstatuara në menaxhimin e deponisë së mbeturinave në Sferkë.

Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar për këtë vendim, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave nëntokësore është një obligim ligjor për të gjithë. “Gjatë inspektimit është konstatuar grumbullimi i mbeturinave pa shtresim të rregullt me dhe, tejmbushja e lagunës për grumbullimin e ujërave të ndotura, si dhe mungesa e mirëmbajtjes dhe kontrollit të sistemit të kullimit.

Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave nëntokësore është obligim ligjor që duhet të zbatohet nga të gjithë, pa përjashtim,” tha ajo.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -