Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Deri tani nuk dihet arsyeja pse Verdho ndodhet në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai shihet në dyert e SPAK-ut.
Ai është parë edhe gjatë muajve maj, qershor, por së fundmi edhe më 8 tetor.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

