Vjosa Osmani: Mungesa e Komunikimit me SHBA-të Rrezikon Sigurinë Kombëtare
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe strategjik me administratën “Trump” paraqet një rrezik të madh për sigurinë kombëtare.
Në një postim në Facebook, Osmani ka shprehur se kjo mungesë i jep mundësi më të mëdha Serbisë për të promovuar narrativat e saj të rrejshme ndaj Kosovës. “Marrëdhënia me Amerikën nuk është thjesht një çështje protokolli, por një çështje e sigurisë kombëtare.
Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë, përmbajtësor dhe strategjik me nivelet më të larta të administratës Trump, si presidentin Trump, sekretarin Rubio dhe kabinetin politik të Presidentit, përbën një rrezik serioz për sigurinë tonë kombëtare dhe interesat tona strategjike.
Kjo mungesë i lë hapësirë më të madhe Serbisë që të shtyjë përpara narrativat e saj të rrejshme kundër Kosovës,” theksoi ajo.
Osmani e theksoi se Kosova nuk mund ta konsiderojë marrëdhënien me aleatin e saj të rëndësishëm si një çështje dytësore.
Ajo theksoi se pa një partneritet të fortë politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as integrimi ynë euroatlantik, as mbrojtja e së vërtetës historike për luftën çlirimtare, dhe as mbrojtja e sovranitetit dhe shtetësisë sonë nuk mund të garantohen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë që kërkojnë interesat tona kombëtare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

