Xhiroja e 11-të e Albi Mall Superligës: Gjilani dhe Llapi ndeshen për pikë të rëndësishme
Xhiroja e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës fillon sot (e premte) me ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, dy skuadra që kanë si synim të fitojnë pikë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.
Stadiumi me bar artificial në Gjilan do të jetë nikoqir i kësaj përballjeje, e cila do të zhvillohet nga ora 18:00.
Të dy ekipet do të kërkojnë një rezultat pozitiv për të avancuar në klasifikim, në një ndeshje që pritet të ketë rëndësi për ecurinë e tyre në javët në vazhdim.
Gjilanasit vijnë pas fitores së parë nën drejtimin e Zekirija Ramadanit dhe kanë si qëllim të sigurojnë fitoren e dytë për të u ngjitur në pozitat e larta, ndërsa ekipi i Tahir Batatinës do të ishte i kënaqur edhe me një pikë, pas fillimit të vështirë të sezonit.
Xhiroja vazhdon të shtunën me dy ndeshje: Vushtrria-Ballkani nga ora 14:00 dhe Drenica-Malisheva nga ora 18:00.

