Së fundmi, disa fotografi të Bebe Rexhës dhe Ledri Vulës kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar kureshtje dhe dyshime mes fansave për një mundësi takimi mes dy artistëve në Amerikë.
Në imazhet që janë shpërndarë gjerësisht, dyshja duket sikur mbajnë duar, një pamje që ka nxitur shumë njerëz të pyesin nëse ka një lidhje romantike mes tyre.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto fotografi nuk janë reale, por janë krijuar me anë të inteligjencës artificiale, duke krijuar iluzionin e një momenti që në të vërtetë nuk ka ndodhur.
Për më tepër, prania e Ledrit në Amerikë ka një arsye tjetër, që përfshin gjithashtu artistën shqiptare me famë ndërkombëtare.
Reperi nga Kosova ishte i ftuar të performonte në dasmën e familjes Rexha, për rastin e martesës së vëllait të Bebe Rexhës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





