Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur mirëseardhjen për zgjedhjen e Justinë Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.
Një zëdhënës i Ambasadës ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re dhe institucionet e Kosovës. “Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinë Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, është shprehur zëdhënësi.
Ambasada ka ritheksuar gjithashtu angazhimin e saj për avancimin e prioriteteve të përbashkëta me institucionet kosovare. “Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, është theksuar më tej.
Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e vendit më 6 tetor.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





