Gjatë ditës së sotme (e enjte), janë shfaqur në disa media informacione lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur disa pyetje për organizimin e tij dhe disa pagesa të përmendura në komunikimet mes palëve.
Në këto raportime është përmendur një kapar prej 3,500 dollarësh për koncertin, si dhe një pagesë prej 500 dollarësh që kishte të bënte me çështjen e vizës së artistes.
Po ashtu, janë bërë publike disa komunikime që pretendohet se kanë lidhje me organizimin dhe pagesat për koncertin.
Megjithatë, nga materialet e publikuara nuk është dëshmuar përfundimisht se këto mjete janë përvetësuar nga menaxheri i Nora Istrefit, Ceni Kamberi.
Për këtë arsye, çështja mbetet për t’u sqaruar nga personat e përfshirë.
Pas raportimeve, ka reaguar vetë Nora Istrefi, e cila ka sqaruar publikisht marrëdhënien e saj profesionale me menaxherin.
Këngëtarja ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem apo pakënaqësi me Kamberin dhe se ai ka qenë korrekt ndaj saj gjatë bashkëpunimit profesional. “Ceni gjithmonë ka qenë korrekt me mua, të gjitha pagesat m’i ka kryer në mënyrë korrekte dhe ashtu siç jemi marrë vesh”, ka deklaruar Istrefi.
Ndërkohë, për çështjet që lidhen me organizatorë apo persona të tjerë, këngëtarja ka bërë të ditur se nuk ka dijeni dhe se nuk mban përgjegjësi për to. “Sa i përket raportimeve, raporteve të mia me organizatorë, kybëa apo persona të tjerë, unë nuk kam dijeni për ato çështje dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi për to.
Për këto gjëra ai mund të përgjigjet vetë”, ka shkruar ajo.
Në reagimin e saj, Nora ka përsëritur se raporti profesional me Ceni Kamberin ka qenë gjithmonë korrekt.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





