Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si Presidente: Çfarë thotë Hisen Berisha

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka theksuar se emri i Justina Shiroka-Pulës për presidente nuk është propozuar nga kjo parti.

Ai ka shpjeguar se Shiroka-Pula është sugjeruar nga individë të afërt me kryeministrin Kurti.

Berisha ka shprehur se zgjedhja e saj si presidente nuk garanton stabilitet. “Po interpretohet në forma të ndryshme, po interpretohet si fitore e Partisë Demokratike të Kosovës, po unë e thamë me plotë përgjegjësi që nuk është propozim i PDK-së, është një ardhje e drejtpërdrejt prej strukturës që qëndron afër Kurtit, që e këshillojnë dhe i bëjnë ato platformat politike.


- Advertisement -

PDK po interpretohet sikur fitoi presidentin edhe ligjin, e atëherë në qoftë se kjo synohet, atëherë unë thamë që presidentja është ajo formula që nuk garanton stabilitet, nuk është e PDK-së.

Formula përmes së cilës ka ardh presidentja nuk garanton stabilitet”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se zgjedhja e presidentes ka ndaluar një krizë të momentit për të shmangur zgjedhjet.

Berisha ka shprehur se nuk e sheh jetëgjatë këtë marrëveshje mes LVV-së dhe PDK-së, duke sugjeruar se në mars mund të ketë zhvillime të reja.

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u zgjodh si presidente të martën në mesnatë në afatin e fundit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, edhe pse votat dhe rezultati u kumtuan pas mesnatës.

Shiroka-Pula u propozua nga Kurti të martën në mbrëmje, duke u zotuar se do ta votonte edhe Ligjin për Specialen në lexim të dytë, që ishte kërkesë e PDK-së.

Megjithatë, atë natë, kur u pyet nëse kishte biseduar me Shiroka-Pulën, Kurti tha se ajo ka qenë ministre e PDK-së dhe se nëse Hamza e bind, ai do ta pranonte.

Pak çaste pas propozimit të Kurtit, kryetari i PDK-së doli në konferencë për media ku pranoi propozimin e Kurtit, pasi Hamza ia kishte refuzuar tri propozime më parë: Bekim Sejdiun, Feride Rushtin dhe Glauk Konjufcën.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *