Miratimi i Ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Reagimet dhe Pasojat

Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që ka për qëllim të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo nismë ka shkaktuar reagime të ndryshme, duke ngritur dyshime se a do të ketë ndikim real në proceset gjyqësore në Hagë.

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me këtë zhvillim përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se “…Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është shkruar në mënyrën më të mirë të mundshme.


- Advertisement -

Nuk e shkel Kushtetutën dhe nuk i shkel detyrimet ndërkombëtare të Kosovës…”.

Ai gjithashtu shprehu se ky ligj mund ta sjellë Kosovën në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale. “…Nëse kjo ndodh, Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm prapa ligjit të vet.

Jam i bindur se në fund Gjykata Speciale do të duhet ta zbatojë atë…”, theksoi ai.

Gruda ka përgjigjur edhe në tri pyetje kyçe: “A është shkruar ligji siç duhet?

Po.

A e pengon ligji Dhomën Kushtetuese në Hagë që ta rrëzojë këtë ligj?

Po.

A e shkel kjo Kushtetutën?

Jo.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *