Adrola Dushi mbështet vendimin e Capital T për të marrë pauzë nga koncertet

Modelja e njohur, Adrola Dushi, e cila është gjithashtu partnerja e reperit Capital T, ka shprehur mbështetje për vendimin e tij për t’u tërhequr përkohësisht nga koncertet gjatë këtij viti.

Reperi njoftoi se kishte vendosur të merrte një pauzë nga koncertet, duke e bërë koncertin “Wine & Stories of Berat” si të vetmin për këtë vit.

Në një postim në rrjetet sociale, Capital T shprehu se kjo shkëputje ishte e domosdoshme për të, për arsye jo vetëm profesionale, por edhe personale.


- Advertisement -

Ai gjithashtu konfirmoi se do të rikthehej me forcë në skenën muzikore.

Një nga arsyet që ndikuan në këtë vendim ishte situata dhe realiteti aktual në shoqëri.

Reperi theksoi se muzika dhe festa nuk mund të jenë krejtësisht të ndara nga realiteti që na rrethon.

Adrola Dushi e mbështeti vendimin e partnerit të saj dhe publikoi në “story” disa nga shkrimet e Capital T, duke i shoqëruar ato me një mesazh të veçantë: “Ky është partneri im.

Shumë krenare!” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -