Ministrja Pacolli Kritikon Trajtimin e Ish-Krerëve të UÇK-së në Hagë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka shprehur kritika të ashpra mbi mënyrën se si po trajtohet çështja e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ajo ka ngritur pikëpyetje se si mund të mbrohen ata në Hagë pa funksionalizimin e institucioneve dhe në një situatë ku vendi është në prag të zgjedhjeve. “E qysh po ua merr mendja me i mbrojtë ata në Hagë, pa president e në fushatë zgjedhore?”, ka shkruar Pacolli.

Ministrja akuzon kundërshtarët politikë se po e shfrytëzojnë këtë çështje për interesa elektorale. “Kë po dojnë me e mbrojtë kështu?


- Advertisement -

Se ata në Hagë, jo që nuk po i mbrojnë, por po i keqpërdorin për fushatë”, ka deklaruar ajo.

Pacolli theksoi se përpjekja për ta barazuar fatin politik të një partie me fatin historik të UÇK-së është një keqpërdorim i luftës për interesa partiake. “Përpjekja për ta barazuar fatin politik të një partie me fatin historik të UÇK-së është keqpërdorim i luftës për interesa të ngushta partiake”, ka shkruar ministrja.

Ajo ka përsëritur se ka qenë dhe është kundër Gjykatës Speciale. “Ne kemi qenë dhe jemi kundër kësaj Gjykate”, ka theksuar Pacolli.

Sipas saj, mënyra më e mirë për të mbrojtur krerët e UÇK-së në Hagë është funksionalizimi i institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimi institucional për mbrojtjen e luftës çlirimtare. “Mënyra më e mirë për t’i mbrojtur krerët e UÇK-së në Hagë është t’i funksionalizojmë institucionet e Kosovës dhe të punojmë bashkë në mbrojtjen e luftës çlirimtare të Kosovës, e cila ishte e drejtë dhe e pastër”, ka përfunduar ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *