Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke e mbajtur natën e saj të 13-të.
Aktori Kushtrim Sheremeti do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim të veçantë.
Programi do të fillojë me Betimin e Ushtarit nga veterani Bekim Juniku.
Pas kësaj, do të flasin organizatori i protestës, Çlirim Haziri, gazetarja nga Shqipëria, Denada Kola, dhe aktori Kushtrim Sheremeti.
Në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtarit”, ndërsa veterani Bekim Juniku do të ndajë edhe dëshminë e tij personale.
Luan Jahiri do të sjellë një interpretim për Epopenë e Jezercit dhe një këngë ushtarake.
Një pjesë e rëndësishme e mbrëmjes do të jetë aksioni simbolik “Një minutë heshtje për drejtësinë”.
Protesta fillon në orën 21:00.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





