Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka informuar konsumatorët në Vushtrri se një pjesë e fshatit Studime do të mbetet pa ujë të pijshëm për shkak të dislokimit të një gypi me diametër Ø300 mm.
Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit do të nisë më 29 shtator 2026, duke filluar nga ora 22:00, ndërsa punimet për dislokimin e gypit do të fillojnë më 30 shtator, nga ora 16:00.
Ujësjellësi ka theksuar se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.
Kompania u bën thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe të realizimit të punimeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





