Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdoi punimet me votimin e përbërjeve për 16 komisionet parlamentare.
Pas propozimit nga grupet parlamentare, kryetarja Albulena Haxhiu theksoi se Lista Serbe nuk ka dërguar emrat për këto komisione.
Gjatë kësaj seance, përveç votimit të komisioneve, u bë edhe betimi i deputetëve të rinj.
Një nga pikat kryesore të seancës së sotme ishte miratimi i deklaratës së propozuar nga PDK-ja për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





