PDK: Qeveria e Kosovës duhet të sjellë urgjentisht ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta sjellë sa më shpejt në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai theksoi se Qeveria duhet të veprojë me përgjegjshmëri dhe të realizojë këto veprime pa asnjë vonesë, duke shtuar se nuk ka asnjë arsye që ky proces të marrë më shumë se disa ditë. “Kuvendi e ka kryer punën e vet, tash përgjegjësia është e Qeverisë.

Ligji tash është në Qeveri dhe shfrytëzoi rastin që ta trajtojë Ligjin me përgjegjshmëri dhe me urgjencë dhe ky vullnet që është dëshmuar sot, të argumentohet edhe me votë për Ligjin.


- Advertisement -

Nuk ka asnjë arsye që të votohet dhe presim që Qeveria ta bëjë punën e vet sot, dhe nesër, ose pasnesër ta sjellë Ligjin në Kuvend,” ka thënë ai.

Ai gjithashtu shtoi se votimi i Deklaratës për Specialen është shumë i rëndësishëm dhe në këtë mënyrë shpreh revolta kundër padrejtësisë në Hagë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *