Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur pas seancës ku u miratua deklarata për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së.
Para mediave, Tahiri theksoi se kjo seancë ka ardhur shumë vonë. “Ky deklarim politik, shtetëror i Kuvendit, është më e pakta që kanë mundur të bëjnë deputetët që e votuan.
Kjo bile nuk është dashur të jetë temë.
Zotimi i individëve nëpër parti ka qenë që nga dita e parë.
Sot jemi vonuar me deklaratën tonë, por megjithatë është zotim shtetëror i përfaqësuesve të popullit, që padrejtësia, angazhimi i shtetit dhe nevoja e unifikimit në këtë temë për popullin shqiptar, lirinë dhe ata katër burra në Hagë, është jetike”, tha Tahiri para mediave. “Siç e dini, Aleanca është subjekti politik që ka kërkuar të ketë një deklarim.
Ne kemi qenë këtu dhe e kemi bërë deklarimin.
Jam shumë i lumtur që e kemi dhënë kontributin tonë në shtyrjen e një agjende të rëndësishme për shtetin”, theksoi ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





