Kori kosovar “Siparantum” ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve që u mbajt në Herceg Novi, Mal të Zi.
Në kategorinë C2 – Kore të Përziera, “Siparantum” ka siguruar vendin e parë me 97 pikë dhe është shpallur fitues i kësaj kategorie, duke u përballur me kore nga Serbia dhe Mali i Zi.
Përveç këtij çmimi, kori ka marrë edhe Çmimin për Interpretimin e Jashtëzakonshëm në Kompozim Bashkëkohor.
Po ashtu, dirigjenti Memli Kelmendi është nderuar me çmimin për Dirigjentin më Premtues.
Ky lajm është përshëndetur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka ndarë suksesin e korit kosovar në një postim, duke vlerësuar përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Mbrëmë, në Park Hall në Herceg Novi, kori Siparantum u shpall fitues i trefishtë, duke e theksuar edhe një herë rëndësinë e artit dhe kulturës në përfaqësimin e Kosovës.
Me vendin e parë dhe 97 pikë në kategori C2, çmimi për Interpretimin e Jashtëzakonshëm në Kompozim Bashkëkohor, dhe çmimin për Dirigjentin më Premtues, Memli Kelmendi, kjo ka qenë një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe një sukses i madh për kori Siparantum dhe për Kosovën në përgjithësi.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





