Vendimi që pritej nuk erdhi, ndërsa tash beteja për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvendoset në Gjykatën e Apelit.
Avokati Skender Musa kundërshton vendimin e Dhomave të Specializuara duke thënë se ka shkelje të ligjit penal.
Për të ardhmen, pas pranimit të aktgjykimit, procesi në shkallën e dytë mund të zgjasë rreth një vit.
Musa thekson se mbrojtja do të kundërshtojë aktgjykimin në disa baza, duke përfshirë pretendimet për shkelje të procedurës penale dhe mungesën e një gjykimi të drejtë.
Gjithashtu, ai vlerëson se aktgjykimi është mbështetur kryesisht në prova rrethanore dhe jo në prova materiale të drejtpërdrejta.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





