Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shpërndarë një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, ku PDK po organizon konferencën për media.
Ajo ka reaguar ndaj mbylljes së dyerve të Kuvendit për deputetët dhe ka bërë thirrje që seanca konstituive të vazhdojë sot nga ora 11:00, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pengesën. “Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”, ka shkruar Çitaku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





