Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, reagon në lidhje me shqetësimet e ngritura në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura në Kosovë pas deklaratave të tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke mohuar se ka kërcënuar dikë.

Vuçiqi ka thënë se Serbia po shqyrton mënyrat për të zgjidhur problemet me rrjedhat ujore në territorin e saj, duke pretenduar se një veprim i tillë do të bëhej në përputhje me legjislacionin e brendshëm serb. ‘Nuk po kërcënoj dhe as nuk do të kërcënoja askënd.

Po zgjidh problemet me rrjedhat ujore në territorin e Republikës së Serbisë, në përputhje me ligjin e brendshëm të Serbisë.


- Advertisement -

Tani shkencëtarët, inxhinierët dhe të tjerët do të ulen, do të shohin dhe do të më sugjerojnë se si bëhet kjo,’ u tha Vuçiq gazetarëve në Prijepolje, transmeton Zeri.info.

Ai e ka lidhur çështjen me interesat e Serbisë, duke thënë se Beogradi do të veprojë në përputhje me ato që i konsideron interesa të veta. ‘Ne kemi interesat tona dhe merremi me interesat tona.

Më duket se nuk kemi kë të rrezikojmë.

Ku është Liqeni i Ujmanit sot, ku ishte dje, nuk e di nëse do të jetë nesër apo ku do të jetë – jetonin serbët,’ ka deklaruar Vuçiq.

Presidenti serb ka shtuar se çështja, sipas tij, nuk paraqet ndonjë problem të ndërlikuar. ‘Nuk ka ndonjë filozofi të madhe këtu.

Shteti do të merret me këtë, është legjislacion i brendshëm,’ ka thënë ai.

Vuçiqi ka mohuar sërish se deklaratat e tij kanë pasur karakter kërcënues ndaj Kosovës. ‘Nuk kam kërcënuar askënd, nuk jam Kurti për të kërcënuar njerëz,’ ka deklaruar ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *