Nicole Kidman ka treguar se nuk pranoi që regjisori Lee Daniels të hiqte një nga skenat më kontroverse nga filmi ‘The Paperboy’, i cili u realizua në vitin 2012.
Kidman luajti rolin e Charlotte Bless, një grua e fiksuar pas të burgosurve të dënuar me vdekje, duke u paraqitur përkrah aktorëve si Zac Efron, Matthew McConaughey, John Cusack dhe David Oyelowo.
Skena që shkaktoi polemika ishte kur personazhi i Kidman urinoi mbi një personazh tjetër për të lehtësuar dhimbjen, pa përdorur efekte speciale.
Edhe pse regjisori kishte dyshime për këtë skenë, Kidman mbeti e vendosur që ajo të ruhej në filmin përfundimtar.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





