Ndërkohë, diplomatë dhe ish-zyrtarë ndërkombëtarë vlerësojnë se sfida kryesore për Kosovën fillon pas zgjedhjeve, me procesin e formimit të institucioneve dhe sigurimin e stabilitetit politik.
Ata theksojnë se kompromisi dhe bashkëpunimi ndërmjet forcave politike janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Sipas tyre, zgjedhjet janë vetëm një fazë e procesit politik, ndërsa sfidat reale vijnë më pas, në ndërtimin e qeverisë dhe institucioneve.
Ish-ministri britanik Denis MacShane thekson se në Evropë gjithnjë e më shumë po bëhet e zakonshme qeverisja përmes koalicioneve, duke nënvizuar se sfida e vërtetë për Kosovën nis pas zgjedhjeve. ‘Kosova i largon investitorët, i shqetëson partnerët dhe do të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të merren me Lindjen e Mesme dhe me Iranin, ndërsa Evropa me Ukrainën.
Prandaj nuk do të jenë shumë të interesuar për Kosovën nëse vetë kosovarët nuk dalin dhe nuk vendosin për rrugët përpara për një Kosovë më të mirë’, tha MacShane.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






