Politik

Ramush Haradinaj shpreh shqetësimin për protestat në Shqipëri

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke e ndjekur me vëmendje situatën e protestave që po shoqërohen me tensione e përplasje.

Haradinaj ka deklaruar se po e përcjell me dhimbje çdo ngjarje që ndodh atje, duke shpresuar që situata të zgjidhet përmes dialogut politik dhe pa përdorimin e dhunës. “Me dhimbje po i përcjelli zhvillimet atje.

Lutem që të arrihet një zgjidhje për atë gjendje politike, pa dhunë.


- Advertisement -

Shpresoj pa viktima”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se ajo që po ndodh në Shqipëri prek emocionalisht edhe qytetarët e Kosovës. “Na dhemb sikur ta kishim në familje, gjithë atë që po ndodh”, shprehu ndjenjat e tij Haradinaj.

Ai i bëri thirrje institucioneve dhe protestuesve për të gjetur një marrëveshje që do të ndalonte situatën e tensionuar. “Lutem të gjithë, vëllezër e motra, edhe institucioneve edhe protestuesve, që të arrihet një marrëveshje e të ndalet kjo situatë”, theksoi ai.

Në përfundim, Haradinaj shprehu shpresën se Shqipëria do ta tejkalojë sa më shpejt krizën dhe do t’i rikthehet proceseve të saj politike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -