Stërvitja e Përbashkët e Forcave Detare Shqiptare dhe Turke në Kuadër të NATO-s
Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke realizuan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit.
Në këtë stërvitje morën pjesë anija shqiptare “Oriku” P-132 dhe grupi i bordingut, bashkë me anijet turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep.
Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e gatishmërisë luftarake dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave detare, si dhe unifikimi i procedurave operacionale për realizimin e misioneve të përbashkëta.
Këto stërvitje kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes forcave aleate dhe rritjen e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në kuadër të angazhimeve të NATO-s.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

