BlogShowbiz

Jessie Cave Rrëfen Pse U Bashkua me OnlyFans: Një Zgjidhje Financiare në Momente të Vështira

Aktorja britanike Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në serinë e filma “Harry Potter”, ka ndarë më shumë detaje mbi vendimin e saj për t’iu bashkuar platformës OnlyFans, pas një refuzimi për një angazhim në aktrim.

Cave ka theksuar se përmbajtja që publikon në këtë platformë nuk ka natyrë seksuale.

Sipas saj, përdoruesit paguajnë për të parë se si luan me flokët e saj apo për të komunikuar me të.


- Advertisement -

Ajo e ka përshkruar këtë mundësi si një ndihmë financiare në një periudhë të vështirë, duke thënë se në një farë mënyre, “i shpëtoi jetën”.

Jessie gjithashtu ka treguar se disa nga ish-kolegët e saj nga “Harry Potter” e kanë mbështetur pas këtij vendimi për t’iu bashkuar OnlyFans.

Ajo përmendi Devon Murray, i cili luante Seamus Finnigan, dhe Evanna Lynch, e njohur për rolin e Luna Lovegood.

Gjatë një konvente të “Harry Potter”, ata diskutuan dhe bënë shaka rreth OnlyFans, ndërsa kolegët i dhanë ide për përmbajtjen.

Pavarësisht se përmbajtja e saj nuk është krijuar si material seksual, Jessie pranoi se disa prej abonentëve mund ta shohin atë në këtë mënyrë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *