Bedri Hamza: Kosova në krizë, bizneset po mbijetojnë me vështirësi

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar komunitetin e biznesit.

Ai u shpreh se Kosova është në krizë, bizneset mezi po mbijetojnë, ndërsa qytetarët po paguajnë më shumë dhe po jetojnë më keq për shkak të rritjes së kostove.

Hamza ka theksuar se ndryshimi fillon me ekonominë dhe se është e rëndësishme të ketë mbështetje për ata që krijojnë vende pune. “Përfaqësuesit e bizneseve që takova sot duan më shumë mundësi dhe një shtet që i ndihmon, jo që i pengon”, ka shkruar Hamza.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *