Kanye West shënon rekord në koncertin e tij në Stamboll
Artisti amerikan, Kanye West, mbajti një koncert spektakolar në stadiumin olimpik Ataturk në Stamboll, ku më shumë se 118 mijë fansa e ndoqën performancën e tij.
Koncerti, i cili filloi në orën 21:00 sipas kohës lokale, tërhoqi fansa jo vetëm nga Turqia, por edhe nga vende të tjera si Rusia, Kazakistani, Britania e Madhe, Gjermania, SHBA dhe Polonia.
Performanca e West u shënua si një nga më të suksesshmet, duke shënuar një prej turmave më të mëdha në historinë e stadiumit.
Ai u paraqit në një skenë të veçantë në formën e planetit Tokë dhe efektet e ndriçimit bënë tërë arenën të ndriçohej për të njoftuar fillimin e spektaklit.

