Dua Lipa ka mbyllur zyrtarisht turneun e saj ‘Radical Optimism’ me një koncert të madh në Meksikë, duke përfunduar një periudhë të rëndësishme në karrierën e saj.
Pas performancës, artistja ndau pamje nga koncerti dhe prapaskenat në rrjetet sociale, duke falënderuar fansat për mbështetjen.
Filmimi i koncertit ‘Live From Mexico’ është publikuar në YouTube, ndërsa albumi live do të jetë në dispozicion në platformat muzikore.
Dua Lipa përshkroi turneun si një eksperiencë personale dhe emocionale, duke theksuar rëndësinë e dy viteve të fundit për jetën e saj. ‘Radical Optimism’ u bë një nga projektet më të suksesshme të artistes, me koncerte të mbushura dhe fansa në të gjithë botën.






