Edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest u mbyll me emocione të mëdha në Vjenë.
Fitues i këtij viti u shpall Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar 516 pikë.
Në vendin e dytë u rendit Izraeli, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle” me 343 pikë.
Podiumin e plotësoi Rumania në vendin e tretë, me Alexandra Căpitănescu dhe këngën “Choke Me”, me 296 pikë.
Shqipëria me Alis dhe baladën “Nân” u rendit në vendin e 13-të, me 145 pikë, duke shënuar një rezultat solid në finalen e madhe.





