44-vjeçari në gjendje të dehur përplas makinën e policisë në Durrës: Ngjarja e rëndë në lagjen 17

Një 44-vjeçar në gjendje të dehur në përpjekje për t’i ikur policisë që po e ndiqte ka përplasur automjetin e policisë në Durrës të Shqipërisë.

Patrulla ishte njoftuar për një shtetas që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në rrugët e lagjes 17, zonës së ish-Kënetës dhe është vënë në ndjekje të tij.

Po në përpjekje për ta ndaluar ai është përpjekur të ikë dhe më pas duke ecur mbrapsht ka goditur makinën e policisë.


- Advertisement -

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një rrugicë më tutje, asaj ku ndodhi tragjedia që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër, raporton topchannel, transmeton Klankosova.tv.

Pas kësaj 44-vjeçari Rezart Abazaj, u arrestua në flagrancë dhe prokuroria po kryen veprimet procedurale ndaj tij.

Ndërkohë pas testit të alkoolit rezultoi me 1.4 mg/l, dyfishin e sasisë së Nikoll Radaçit.

Ndërkaq dhe Abazaj rezulton të jetë përsëritës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Ai qe arrestuar dhe më 5 mars të këtij viti nga policia pas një incidenti me automjet, në gjendje të dehur, në rrugën Vellazërimi, por gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj tij, duke e kthyer sërish në rrugë dhe rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, përfshirë dhe të punonjësve të policisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *