Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i kërkuar me urdhër arresti nga autoritetet kosovare është kapur në Kroaci.
Sipas raportit 24-orësh, të shtunën pas mesnate, ai është ekstraduar në Kosovë. “Në bazë të urdhërit arrestimit ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, personi u arrestua në Kroaci dhe u ekstradua në Republikën e Kosovës.
Ai është dërguar në mbajtje sipas vendimit të prokurorit.”, thuhet në raport.




