Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në një zonë banimi në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Limburgerhof.
Viktimat ishin personat që ndodheshin në bord në momentin e aksidentit tragjik.
Zëdhënësi i policisë, Thorsten Mischler, nuk ka raportime për banorë të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit.
Mediat raportojnë se një person tjetër është i lënduar.
Autoritetet kanë rrethuar zonën për arsye sigurie dhe kanë filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.





