Sot (e diel), vendi ynë pritet të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, transmeton Klankosova.tv.





