Shqipëria merr 145 pikë në Eurovision 2026: Interpretimi emocional i këngës ‘Nan’

Pas përfundimit të të gjitha performancave në skenën e madhe të Eurovision 2026, mbrëmja ka hyrë në një nga momentet më të rëndësishme dhe më të ndjekura nga publiku – shpërndarjen e pikëve dhe numërimin final të votave nga juritë dhe publiku evropian.

Atmosfera në sallë mbetet e tensionuar dhe emocionuese, ndërsa shtetet pjesëmarrëse po presin rezultatet përfundimtare të këtij edicioni. Çdo votë e shpallur ka sjellë reagime të forta nga delegacionet dhe fansat e pranishëm në arenë.

Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e ka përmbyllur garën me gjithsej 145 pikë.


- Advertisement -

Performanca e tij u prit pozitivisht gjatë mbrëmjes, duke marrë duartrokitje të shumta dhe reagime të mira nga publiku.

Interpretimi emocional dhe vokali i kontrolluar i Alisit e vendosën Shqipërinë mes vendeve që arritën të tërheqin vëmendje gjatë finales së madhe.

Kënga “Nan” u komentua gjerësisht në rrjetet sociale gjatë transmetimit live, ndërsa mbështetja për përfaqësimin shqiptar ishte e dukshme si në sallë, ashtu edhe online.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *